AlbNetwork.org – Nje Rrjet! Nje Komb!

Historia e AlbNetwork

Albnetwork u formua ne fund te 2001 me perpjekjet e nje grupi nismetar. Qe ne 1998, u hodh ideja e nje rrjeti shqiptar me servera shqiptare.

Qëllimi ynë kryesor është të kemi një network ku të mblidhen të gjithë shqiptarët nga të gjitha trojet tona dhe bashkatdhetarët të shpërndarë në të gjithë botën.

Pse Albnetwork? Qëllimi ynë është të bëjme diçka shqiptare duke ofruar të gjitha mjetet që disponojmë për arritjen e saj, qetësine dhe ambjentin e këndshëm që çdo person kërkon ku të kalojë kohën e lirë. Për të arritur këtë gjë përdorim teknologji të avancuar me anë të UnReal Ircd dhe Anope. Kjo gjë mundësohet nga serverat e fuqishëm që disponojmë falë sponsorizimit të disa personave që ndihmojnë në rritjen dhe mbarëvajtjen e këtij projekti.