AlbNetwork.org – Nje Rrjet! Nje Komb!

Rregullorja e AlbNetwork

Rregullorja e dhomes #Shqiperia ne AlbNetwork.org

Kreu I. Rregullat per perdoruesit/userat

  1. Rrjeti Albnetwork eshte i ngritur dhe funksionon mbi bazen e parimit te ofrimit te komunikimit te lirshem dhe pa pagese per shqiptaret (apo te huajt) kudo qe ndodhen. Qellimi i kesaj rregulloreje eshte mbrojtja e te drejtave te perdoruesve (user dhe staf) dhe krijimi i nje ambjenti te sigurte gjate qendrimit ne rrjet.

  2. Hyrja e perdoruesve ne rrjetin Albnetwork, ne dhomen #shqiperia dhe ne dhomat e tjera te rrjetit eshte nje privilegj qe ofrohet nga Administratoret e rrjetit dhe jo nje e drejte qe u takon userave. Te drejtat dhe detyrimet e perdoruesve percaktohen parimisht ne kete rregullore.

  3. Çdo perdorues qe hyn ne rrjetin Albnetwork, duke patur lirine e plote te komunikimit, eshte subjekt i aplikimit te rregullave qe permbahen ne kete rregullore, si dhe paramendohet qe nje user eshte ne dijeni te kesaj rregulloreje ne momentin qe hyn ne dhomen #shqiperia.

  4. Ndalohet hyrja e userave nen moshen 18 vjeç. Stafi nuk mban pergjegjesi per rastet kur useri nuk identifikon moshen e tij ne momentin e hyrjes, nderkohe qe do te merren masa te menjehershme per perjashtimin e userave minorene, ne rast te identifikimit dhe verifikimit te situatave te tilla.

  5. Ndalohet kategorikisht nxjerrja ne publik i informacionit mbi perdoruesit e tjere. Rastet e publikimit te te dhenave personale apo/dhe familjareve te userave te tjere do te ndeshkohen rrepte deri ne bllokim te perhershem nga rrjeti Albnetwork.

  6. Nuk lejohen aktivitete te cilat kane si qellim shkaktimin e demeve dhe mosfunksionim te sherbimeve apo cenimin e privatesise si:

  1. Ndalohet rreptesisht kryerja e floodeve ne dhome, me fjale te perseritura apo me ofendime ndaj userave dhe stafit. Shkelje te tilla te perseritura do te çojne ne bllokimin e perhershem ne rrjet.

  2. Ndalohet perdorimi ne dhome i komunikimit ofendues, provokues, arrogant apo kercenues ndaj userave te tjere dhe stafit te dhomes #shqiperia. Raste te tilla do te denohen ne vazhdimesi sipas shkalles se shkeljes se kryer. Per userat problematike qe ofendojne dhe kercenojne ne dhome userat e tjere apo anetare te stafit, do te merren masa per bllokimin e perhershem te tyre dhe te mos munden qe te hyjne ne rrjet.

  3. Ne rast te ofendimeve ne main nga nje user, useri i ofenduar ka te drejte te kerkoje marrjen e masave nga AOp ne dhomen #ndihme nese ndaj userit ofendues nuk jane marre ende masa. Ne rast te ofendimeve ne privat, ju sugjerojme te beni komanden /ignore nick apo /silence nick (emri i userit ofendues), per te shmangur konfliktimin e metejshem me ate user ose /umode2 +D qe bllokon privatin.

  4. Ne rast te problemeve te nje perdoruesi me nje anetar te stafit AOp, perdoruesi ankohet tek SOp per mosmarrveshjen qe ka me AOp dhe nuk kryen ofendime apo kercenime te metejshme ndaj AOp. Ne rast te ofendimeve/kercenimeve ndaj AOp, ankesa e userit nuk do te merret parasysh. Dhoma zyrtare e ofrimit te ndihmes lidhur me komanda apo ankesa te ndryshme, eshte dhoma #ndihme. Userat nuk duhet te shkojne te ankohen ne privat me AOp, por te kerkojne pergjigje zyrtare ne kete dhome.

  5. Ndalohet hyrja me emra/pseudonime banale, ofenduese, rreklamuese, provokuese. Gjithashtu ndalohen dhe nicket qe nxisin terrorizem e diskriminim. Keto emra do te bllokohen ne momentin e hyrjes ne dhome.

  6. Ndalohen rreptesisht reklamat ne dhomen kryesore (faqe interneti apo dhoma te tjera private ne rrjetin Albnetwork).

  7. Ndalohet rreptesisht publikimi apo shperndarja e faqeve pornografike, faqeve te vjedhin te dhenat e perdoruesve, faqet qe transmetojne viruse te llojeve te ndryshme;

  8. Ndalohet perdorimi i fjaleve me germa te medha, apo perseritja e vazhdueshme e fjalive.

  9. Gjuhet e lejuara ne dhome jane gjuha Shqipe dhe Anglishte.

  10. Userat kane te drejte te aplikojne per VOp ose AOp, por kjo nuk do te thote qe kerkesa e tyre do te merret parasysh automatikisht. Si kerkese baze, qe nje user te aplikoje per AOp ne dhomen #shqiperia, duhet te kete minimalisht tre muaj nick te regjistruar, te jete aktiv ne dhome, te mos jete perfshire ne konflikte dhe te dije komandat baze per te marre masat e duhura ne dhome, apo per te ofruar ndihme.

Kufizime per raste te veçanta: Komunikimi ne privat ne Albnetwork eshte sekret dhe nuk pergjohet. Ne rastet kur usera apo anetare te stafit abuzojne me userat e tjere apo stafin, duke ofenduar kercenuar apo shantazhuar disa apo me shume usera dhe anetare te stafit, do te merren masa per bllokim e perhershem te ketyre userave nga perdorimi i ketij sherbimi. Rastet do te ballafaqohen nga stafi AOp-SOp dhe masat per bllokim te perhershem do te kryhen nga stafi SOp dhe Oper.

Kreu II. Rregullat per Operatoret (AOp).

  1. @Operatoret (AOp) jane menaxhuesit kryesore te mbajtjes se rregullit dhe rendit ne dhomen #shqiperia, si dhe per dhenien e ndihmes per komandat apo ankesa ne dhomen #ndihme.

  2. Zgjedhja e AOp kryhet nga &SuperOperatoret (SOp) ose me iniciative te Founderit te dhomes, duke seleksionuar perdorues aktive dhe te rregullt, te cilet kerkojne te kontribuojne ne mirembajtjen e dhomes.

  3. AOp duhet te njohin rregulloren dhe komandat baze (cs/ns/ms/bs) per menaxhimin e dhomes apo per ofrimin e ndihmes ndaj userave ne dhomen #ndihme.

  4. Rregullat e vendosura per perdoruesit jane detyrimisht te aplikueshme edhe nga stafi AOp. Çdo thyerje e ketyre rregullave dhe veçanerisht per ofendime te perseritura apo abuzime te AOp ndaj userave, kercenime te çdo lloj natyre apo nderhyrje ne jeten private, shoqerohet me humbjen e aksesit dhe marrjen e masave te metejshme, sipas rastit.

  5. AOp kryejne bllokimin ne dhome te userave problematike, duke vepruar si vijon:

  1. Nuk lejohen kicket dhe banet qe vendosen pa arsye. Banet duhet te shoqerohen me arsyen perkatese te nxjerrjes nga dhoma. Banet per shkelje te lehta preferohen te mos i kalojne 5 minuta. Ne raste te perseritura te baneve te vena pa arsye, AOp do t’i terhiqet vemendja dhe ne vijim mund te denohet me heqje aksesi.

  2. Ne rast te vendosjes se baneve te perseritura ndaj nje perdoruesi per fjalor ofendues ne main, AOp konsultohet me SOp per marrje te masave me te renda ndaj perdoruesit abuzues per bllokim me te gjate apo bllokim te perhershem. AOp duhet te jene gjithmone te gatshem te justifikojne kicket dhe banet e vendosura ne main, ne rast se perdoruesi kerkon sqarime te metejshme ne #ndihme per bllokimin qe i eshte bere.

  3. Nuk lejohet heqja e baneve te nje operatori nga nje operator tjeter kur AOp qe ka vendosur ban eshte on line. Ne rast se useri qe ka marre ban futet tek #ndihme dhe i ofrohet ndihme nga nje AOp tjeter, ky AOp komunikon me AOp qe ka vendosur ban dhe nuk e heq banin vete. Ne rast se nuk merr pergjigje brenda 5 minutash nga AOp qe ka vendosur ban, si dhe ne mungese te SOp, AOp heq banin tek dhoma #shqiperia, duke keshilluar userin qe te kete kujdes ne mosperseritjen e shkeljes per te cilen ka marre ban.

  4. AOp qe jane ne periudhe denimi dhe pa akses, nuk duhet te perfshihen ne debate me userat qe degradojne ne ofendime, duke shmangur perplasjet apo perdorimin e komenteve ofendues, sulmet apo çdo lloj fjalori ofensiv ndaj userave apo anetareve te tjere te stafit. Nese evidentohen raste te tilla, AOp do i zgjatet afati i denimit, apo mund te vendoset qe AOp te denuar te mos i kthehet me aksesi.

  5. Preferohet qe AOp te perdorin programe te pershtatshme per menaxhimin e dhomes, si mIRC apo programe chatimi per telefoni celulare, nderkohe qe ndalohet perdorimi i skripteve te luftes per nxjerrjen automatike te perdoruesve dhe ndryshimin e modeve ne dhome. Ç’do AOp mban pergjegjesi personale per problemet e shkaktuara nga perdorimi i skriptit te tij dhe sugjerohet qe skripte te tilla te mbahen gjate gjithe kohes ne /remote off. Problemet e perseritura nga perdorimi i skripteve mund te çojne ne denime te perkohshme dhe ne rast te moskorrigjimit, deri ne humbje te perhershme te aksesit.

  6. AOp nuk duhet te nderhyjne ne marrjen e masave per ndryshimin e modeve te dhomes ne rast te sulmeve me flood dhe kur ne dhome gjenden staf Oper. AOp nuk duhet te heqin banet apo bllokimet e vendosura ne dhome me Operserver, pa marre me pare miratimin e SOp apo te Oper.

  7. Anetaret e stafit AOp duhet te ruajne etiken e komunikimeve dhe respektin ndaj njeri-tjetrit. Ne raste te paraqitjes se nje konflikti mes stafit AOp, operatori i demtuar nuk duhet te perplaset me operatorin abuzues, por duhet te paraqese problemin tek nje SOp dhe te prese pergjigjen dhe zgjidhjen e situates. Ndalohen perplasjet dhe ofendimet mes stafit AOp, apo sjellje denigruese dhe ofensive te çdo lloj natyre. Ne rast ofendimesh te ndersjellta, te dy operatoret do te denohen ne raport me shkeljen e kryer.

  8. Nje AOp i rregullt duhet te jete aktiv ne main. Ne rast te mungeses pa njoftim per mbi tre jave, AOp i hiqet automatikisht aksesi. Ne rast te largimit per periudha me te gjata, AOp komunikon me stafin SOp per heqjen e aksesit dhe rikthimin e mundshem pas kthimit, por gjithmone duke qene aktiv ne main dhe kontribues per rrjetin. AOp ne ke rast do te shtohet me miratimin e votave te 2/3 te stafit SOp.

  9. Ndalohet dhenia e password/fjalekalimit personal ndaj AOp apo userave. Ne rast te evidentimit te nje situate te tille, AOp humbet menjehere aksesin.

  10. AOp duhet te shmangin futjen ne grup te nickeve qe nuk i perdorin. Preferohet qe AOp te perdorin pjesen me te madhe te kohes nickun me te cilin jane regjistruar per çeshtje korrektese dhe transparence.

Te veçanta: Ne Vop-list mund te shtohen kandidate per AOp, apo user me kontribute te gjata dhe pozitive ne dhome. Pavaresisht aspektit teknik, ne dhomen #shqiperia nuk ekziston nje HOp-list. Ndalohet qe AOp te qendrojne ne akses HOp (+h).

Kreu III. Rregullat per SuperOperatoret (SOp)

  1. SuperOperatoret (SOp) menaxhojne stafin AOp dhe trajtojne problematika te ndjeshme qe lidhen me perplasje user-operator, operator-operator, nderkohe qe SOp jane subjekt i rregullave te njejta si per user dhe AOp. SOp kane rol kryesor ne shmangien e abuzimeve nga userat dhe AOp, apo ne rast te perplasjeve user-AOp, AOp-AOp.

  2. SOp mund te sygjerohen e propozohen nga stafi #Sop e shtohet vetem me miratimin e vendosjen e Founderit ose C-Founderit te dhomes. SOp denohet nga Founderi ose C-Founderi ne menyre te perkohshme apo te perhershme, ne proporcion me shkeljen e kryer.

  3. SOp nderhyn ne raste kur AOp kryejne veprime apo sjellje qe bien ndesh me rregullat e lartpermendura. Ne rastet kur AOp nuk pajtohet me vendimin e SOp, nuk duhet te ofendoje apo te kryeje veprime te tjera kunder SOp, por gezon te drejten te ankohet tek Founder ose C-Founder.

  4. Ne rast te heqjes nga aksesi te nje AOp, pas sqarimit te situates me AOp, SOp duhet te postoje paralelisht ne forum arsyet e heqjes se AOp dhe masen e denimit. AOp ka te drejte te replikoje per denimin e marre vetem tek Founderi ose C-Founderi dhe jo tek SOp e tjere.

  5. SOp nuk mund te shtojne AOp bazuar ne vullnetin e tyre personal. SOp selekton userat e pershtatshem per AOp, cilesite positive pse nje user meriton te marre AOp, kriteret e regjistrimit (si koha e duhur e qendrimit aktiv ne chat, regjistrimi i nick, njohja e komandave, kontributi i dhene) dhe e propozon userin/userat per AOp. Me pas, SOp japin vleresimet e tyre per userin e propozuar dhe ne rast votimi, AOp shtohet ne liste me shumicen e votave. Ne rast barazimi votash vendos Founderi ose C-Founderi. Vota e SOp duhet te jepet brenda nje periudhe 2-javore, ne rast te kunder kjo vote nuk do te merret parasysh.

  6. SOp duhet te punojne me AOp per çeshtje te ndryshme, komanda, problematika rreth menaxhimit te dhomes, veçanerisht me AOp e rinj, te cilet duhet t’i kene ne patronazh gjate periudhes se ambientimit me stafin dhe menyren e reagimeve ndaj problematikave te ndryshme qe paraqiten.

  7. SOp duhet te komunikoje ne menyre te vazhdueshme dhe transparente me SOp e tjere lidhur me problematika te dhomes, situata konkrete, shqetesime te userave apo te stafit SOp, para ndermarrjes se iniciativave personale qe mund te rezultojne ne krijimin e debateve dhe perplasjeve me anetare te tjere te stafit. Pritet nga SOp qe te jene mirekuptues dhe te gatshem per te zgjidhur problematikat ekzistuese dhe jo te veprojne ne menyre te njeanshme. Ne rast te paraqitjes se problematikave mes stafit SOp, ata duhet te diskutojne me Founderin ose C-Founderin, i cili do te jape vleresimin dhe gjykimin final dhe qe duhet te pranohet nga SOp perkates.

  8. SOp diskutojne me stafin Oper-Admin ne rast te paraqitjes se nevojes per te bllokuar hyrjen e nje useri ne rrjet, duke argumentuar problemin me logset perkatese dhe shkeljet e kryera. Ne rast te mungeses se Founderit apo C-Founderit, SOp diskutojne me Adminet apo Root-Admin ne rast te abuzimeve te kryera nga nje Oper, duke shmangur perplasjen mes AOp-Oper, apo SOp-Oper. SOp pasqyrojne te gjithe problematiken me pas tek Founderi ose C-Founderi dhe ne forum, duke ofruar nje pershkrim te plote dhe te qarte te ngjarjes.Gjithashtu nje SOP nuk mund te heqi nga AOP nje Oper,duke pasur parasysh qe nje oper ka akses ne OperoWerride Gjithashtu ne Operserv qe nuk sjell asnje ndryshim ne privilegjet e nje oper nese i hiqet Aksesi AOP.Ne rast te mungeses se Founderit apo C-Founderit, SOp diskutojne me Adminet apo Root-Admin, Per Heqjen nga aksesi AOP te nje operi.

Rregullore per Perdoruesit ne AlbNetwork

Stafi i Albnetwork perqendrohet tek te drejtat e userave, por nuk mban pergjegjesi se si mund te marrin rrjedhe ngjarjet mes tyre. Merr persiper verifikimet e lidhjeve qe ndodhin ne server dhe do te jete mese i gatshem te nderveproje me autoritet perkatese ne raste ku do te dyshohet per abuzime. Irc i Albnetwork nuk mban pergjegjesi mbi permbajtjen e privatit ku flitet mes perdorueseve te dhomes, si rrjedhoje nuk mbahet asnje pergjegjesi e tille penale apo civile. Nese administratoret e shohin te arsyeshme kur ka sjellje te pa hijshme / rrezikshme ndaj perdoruesve te tjere o te vete rrjetit do te marren masat e duhura. Sherbimi ofrohet nga administratoret e serverit, nga IRCop, duke vene ne disposizion cdo lloj mjeti te nevojshem ne raste ku do te vihen re abuzime dhe per te qene guide per autoritet ne zbardhjen e ceshtjeve. Ju kujtojm qe:

LIGJI Nr. 7895, Date 27.1.1995 “KODI PENAL I REPUBLIKeS Se SHQIPeRIS thote:

Neni 117[1] Pornografia Prodhimi, shperndarja, reklamimi, importimi, shitja e botimi i materialeve pornografike ne mjediset ku ka femije, me çdo mjet ose forme, perbejne kundervajtje penale dhe denohen me burgim deri ne dy vjet. Prodhimi, importimi, ofrimi, venia ne dispozicion, shperndarja, transmetimi, perdorimi ose posedimi i pornografise se femijeve, si dhe krijimi i aksesit ne menyre te vetedijshme ne te, me çdo mjet ose forme, denohet me burgim nga tre deri ne dhjete vjet. Rekrutimi, perdorimi, shtrengimi, ose bindja e nje femije, per te marre pjese ne shfaqje pornografike, ose marrja pjese ne shfaqje pornografike qe perfshijne femijet, denohet me burgim nga pese deri ne dhjete vjet.”..

Perdorimi i Albnetwork dhe serverave te tij eshte nje privilegj dhe jo e drejte per kte gje mund te ndalohet ky privilegj ne cdo moment kur administratoret ta shikojne te arsyeshme ne vijm pershembull per sjelljet e pahijshme nder perdoruesit e tjere, te rrjetit e te serverave. Ky sherbim ofrhet nga Admmistratoret, e Ircopet duke vene ne dispozicion disponimin e kohen e tyre. Per me shum kur te jeni ne chat perdorni /rules.

Kjo rregullore eshte rifreskuar nga Server Me date 29 Shtator 2021.